Ndonëse është larguar nga televizioni dhe rrallë e shohim të shfaqet në intervista, Inis Gjoni, ka vendosur që me fansat e saj të qëndrojë pranë nëpërmjet “Instagram”-it.

Ajo herë pas here publikon foto apo video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi duket se Inis është bërë paksa nostalgjike, pasi është kthyer vite pas, në kohën e adoleshencës.

Gjoni ka publikuar një fotografi pikërisht të asaj periudhe, ku shfaqet e veshur me një kostum popullor dhe në fytyrë i dallohet buzëqeshja që nuk i ka munguar asnjëherë.

“12 ose 13 vjeçe hahahhah, unë”, shkruan Inisi bashkëngjitur me foton. Edhe tani që ajo është 43 vjeçe, duket se ruan po të njëjtin portret të ëmbël.


