Është hera e parë në 167 vite që rrjeti hekurudhor më i vjetër i Azisë është pezulluar.

Edhe tani është vendosur që më shumë se 20.000 vagonë të trenave të kthehen në reparte izolimi për pacientët ndërsa virusi vazhdon të përhapet.
Rrjeti, i cili është operatori i katërt më i madh në botë hekurudhor dhe punëdhënësi më i madh i Indisë, tashmë operon 125 spitale në të gjithë vendin.

Më 1 prill, India regjistroi 4.288 raste me COVID-19 dhe 117 viktima nga virusi vdekjeprurës. Ky është një numër relativisht i vogël duke pasur parasysh që është një komb me populli 1.3 miliardë.
Ndërsa sistemi spitalor ende nuk është mbingarkuar, trenat mund të lehtësojnë një pjesë të presionit nëse numri i të prekurve fillon të rritet.
“Trenat do ofrojnë një mjedis të pastër dhe të higjienizuar, që pacientët të shërohen,”- tha ministri i hekurudhave, Piyush Goyal në një postim në Twitter.


