20 Gusht, 2025

Incident para “Old Trafford”: Modelja e OnlyFans nuk lejohet të hyjë në stadium


Një episod i pazakontë ndodhi para ndeshjes së parë të sezonit në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Arsenalit (0-1). Modelja dhe ylli i OnlyFans, Shania Howard, pretendon se iu ndalua hyrja në stadium për shkak të paraqitjes së saj provokuese.

bandicam 2025-08-20 13-40-23-383

Howard, tifoze e zjarrtë e “Djajve të Kuq”, u shfaq e pikturuar me “bodypaint” në formën e fanellës së United, e kombinuar me një pantallon të shkurtër. Ajo tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, bëri foto, xhiroi video për rrjete sociale dhe bashkëbisedoi me fansa para ndeshjes.

Por, sipas saj, rojet e sigurisë e ndaluan në hyrje, duke mos e lejuar të ndiqte sfidën, me arsyetimin se veshja nuk ishte në përputhje me rregullat e stadiumit. “Jam e zemëruar, nuk është shaka. Erdhe për të parë ndeshjen dhe nuk më lanë të hyja. Do të bëj një ankesë zyrtare”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

bandicam 2025-08-20 13-40-42-346 bandicam 2025-08-20 13-40-45-950

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al