Një fotografi që tregon mesazhin e një personi drejtuar këngëtarit të famshëm botëror, Zayn Malik është bërë virale në rrjetet sociale.

Ylli britanik njëherësh dhe ish-anëtar i grupit One Direction mori një mesazh epik, në gjuhën shqipe, në llogarinë e tij në Instagram. Ky person me sa duket e kishte për qëllim ta njoftonte atë se imazhi i këngëtarit gjendet në secilin lokal berberi. Me t’u shpërndarë fotografia ajo mori hov në rrjetet sociale, duke marrë gjithashtu dhe komente të shumta qesharake.
Mesa duket historia e dashurisë mes Zayn Malik dhe Gigi Hadid nuk ka kthim pas dhe këtë e ka kuptuar edhe këngëtari.

© Panoramaplus.al

