Iliri është fituesi i Big Brother.

Pas 136 ditësh, Big Brother ka tashmë një fitues.
Kanë qenë votat e publikut ato që kanë shpallur triumfues konkurrentin që prej më shumë se 4 muajsh ka qenë brenda në shtëpi dhe ka dhuruar spektakël. Ai arriti të mposhtë në garën finale rivalin e tij më të forte, Donaldin.
Balerini mori votat e publikut, duke përfituar kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurove. Në këtë rrugëtim, ai ka treguar një karakter të fortë, e për këtë është vlerësuar nga audienca e gjerë.
Iliri shpesh herë gjatë qëndrimit në shtëpi është shpallur banori i preferuar. Ai ka pasur në këtë rrugëtim disa përplasje të forta, ku vlen të përmenden ato me Donaldin e Einxhel, banorë të cilët i shkuan deri në fund këtij formati. Tashmë për të do të nisë një aventurë e re, pasi gjatë qëndrimit në shtëpi, iu propozua që do të jetë figura zyrtare e “Digi Talb”. Vetë balerini u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje.
© Panoramaplus.al
