27 Shkurt, 2022

Ilir Shaqiri së shpejti dasmë në Shqipëri: Do e bëjmë buzë detit, ja kur…


Ilir Shaqiri ka zbuluar se do bëjë një dasmë të dytë në Shqipëri pas disa muajsh.

Balerini është martuar vite më parë në Romë me bashkëshorten e tij, Emanuelën, por ashmë do të bëjë edhe një dasmë tipike në vendin e tij. iliri tregoi sot se asokohe është martuar vetëm me 14 veta dhe tashmë në muajin qershor do të realizojë një dasmë prej vërteti.

“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit.”-tha ai i ftuar në “E diell” ditën e sotme.

Ai tregoi se është njohur me bashkëshortin në një program televiziv në Milano dhe se ka qenë Emanuela që ka hedhur hapin e parë sepse ai ka qenë i fokusuar në punë. Iliri zbuloi se puthja e parë mes tyre ndodhi në Romë gjatë një takimi romantic.

“Unë u kam thënë edhe disa kolegëve që më kanë pyetur se si ë përjetoj këtë gjë. Nuk është hera e parë që unë po përjetoj një llooj fame. Sidomos “Amici” kur unë ika në Itali ka qenë shumë i njohur. Për nga emocionet është e krahasueshme si volum por nuk është e krahasueshme si ndjesi sepse atje të vlerësonte një popull  që nuk është i imir, kurse këtu është populli im. Kështu që ndjesia është komplet tjetër, përqafimi që njerëzit të japin në rrugë është tjetër dhe është ajo gjëja për të cilën erdha këtu, që të dilja nga klisheja e balerinit.”- tha Iliri.

Ai po ashtu është pyetur edhe se si do donte që të përdoreshin 50 mijë eurot që dhuroi për bamirësi. Iliri shprehu dëshirën që ato të shkojnë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

“Do doja që 50 mijë euro që unë dhurova të shkonin aty ku ka derdhur djersë babai im, ku ka kërcyer nëna ime dhe kur kam krijuar ëndrrat e para unë. Te “Teatri i Opera dhe Baletit”, për një premier, formim koreografik për disa të rinj.”

 

© Panoramaplus.al