10 Janar, 2022

Ilir Shaqiri nuk ndihmon shqiptarët? Balerina i del në krah: Po hidhet baltë mbi të! Ai realizoi ëndrrën time, person i pastër në shpirt e profesionist në punë


Balerini Eltion Merja akuzoi Ilir Shaqirin brenda shtëpisë së Big Brother Vip se ai nuk e kishte mbështetur në periudhën më të vështirë në karrierën profesionale, edhe pse kishte mundësinë që ta bënte.

ilir shaqiri kimbeley

Banori i ri BBV shprehu hatërmbetje ndaj koreografit që nuk e zgjodhi që të bëhej pjesë e muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta” në audicionet e vitit 2011 në Romë. Por Ilir Shaqiri, u shpreh se “ai me siguri nuk kishte bërë një performancë të mirë, ndaj nuk e ka përzgjedhur”, dhe tregoi se shqiptarët në Itali i ka ndihmuar sa herë ka pasur mundësi, duke përmendur dhe emra.

eltioni-dhe-iliri

Ndër emrat që përmendi ishte edhe Kimberly Beu, të cilën ai tha se e ka ndihmuar shumë dhe e mban si asistete personale dhe krahun e tij të djathtë.

Kimberly Beu2

Pas akuzave ndaj Ilir Shaqirit, balerina Kimberly Beu ka reaguar me anë të një postimi në Instagramin, ku tregoi se koreografi e ndihmoi të bënte realitet ëndrrën e saj, duke e konsideruar “një person i pastër në shpirt, profesionist në punën e tij”.

Referuar deklaratave të Eltion Merjas, ajo u shpreh se ka hedhur baltë mbi figurën e Ilir Shaqirit.

Kimberly Beu1

“Përshëndetje, jam Kimberly Beu balerina dhe asistente e Ilir Shaqirit. Ata që më njohin e dinë sa e reservuar jam si person e nuk do ta kisha bërë kurrë një post për një person, por e bëj për atë që për mua eshtë ai që ka berë të mundur endrrën time si balerinë, udhëndjekësi dhe mësuesi im në ndjekje të kësaj ëndrre. Një person i pastër në shpirt, professionist në punën e tij. Nuk gjendem me atë që i thanë që nuk ndihmon shqiptarët e tij e hodhën baltë mbi të. Unë jam shqiptare dhe shkruaj për të vertetuar atë që tha maestro Ilir për atë që ai bën për shqiptaret e tij. Më ka ndenjur gjithmon pranë si nga ana profesionale dhe nga ana private e kam nderin që jam rritur me të profesionalisht e që jam asistentja e tij kudo që shkon. Maestro Ilir nuk ka nevojë për tu mbrojtur sepse e dimostron(tregon) çdo ditë personin fantastik që është por unë u ndieva e detyruar nga ana ime ta bëj këtë post për një person që e meriton. Faleminderit për gjithçka Ilir Shaqiri.❤️?? “, ka shkruar balerina.

Kimberly BeuKimberly Beu3

© Panoramaplus.al