Nëpërmjet një loje të zhvilluar nga “Big Brother, banorët patën mundësinë të marrin disa informacione nga bota jashtë, pas 4 muajsh izolim. Ndër informacionet nga jashtë ishte edhe një lajmi se ish-banorja Antonela Berisha do të jetë pjesë e festivalit të “Sanremos”

Pjesa më e madhe e banorëve nuk e besuan lajmin dhe e futën në listën e lajmeve të pavërteta, megjithatë në rrjet po qarkullon një fragment ku Ilir Shaqiri komenton këtë lajm.
Ai risjell në vëmendje pjesëmarrjen e moderatores Alekta Vejsiu në Sanremo, ku shprehet se ka ndërhyrë agjenti më i madh i Italisë për ta realizuar prezantimin e shkurtër që bëri ajo.
“Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo? “, shprehet ai.

Reagim ironik pati edhe nga ana e Einxhel dhe Beniadë të cilat nuk e besuan lajmin:
Einxhel: Besoj e kë të qartë që s’është e vërtetë.
Beniada: U qyqja të prezatojë Antonela Sanremon mos ta prezantoj unë?



© Panoramaplus.al

