22 Gusht, 2022

Ilda Bejleri shfaqet për herë të parë në publik pasi u bë nënë dhe gjithë vëmendjen e morën linjat e saj


Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka publikuar sot dy foto në Instagram duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Postimi i saj vjen pak ditë pasi u bë nënë dhe Ilda duket në super formë. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi të gjatë saten të cilin e ka shoqëruar me taka transparente dhe një çantë të kuqe. Look-un e saj Ilda e ka plotësuar me shumë bizhuteri argjendi: Unaza, orë, byzylykëdhe dy varse. Ajo shfaqet me një makeup shumë natyral dhe flokë të drejtë.

‘Mami e re në qytet’– ka shkruar ajo krah fotove, ku ka marrë komente të shumta pozitive.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Ilda Bejleri (@ildabejleri)

Ilda zbuloi se është bërë nënë për herë të parë rreth dy javë më parë. Moderatorja publikoi foton e parë të vajzës së saj teksa ndodhej në spital.

“Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”- shkroi ajo.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Ilda Bejleri (@ildabejleri)

Ajo e ka mbajtur gjithmonë hermetike jetën personale, por sidomos periudhën e shtatzënisë e ka ruajtur me shumë fanatizëm. Ajo ka ndërprerë daljet televizive teksa në rrjetet sociale tregohet shumë e rezervuar.

‘Panorama Plus’ raportoi për herë të parë në mënyrë ekskluzive në muajin prill se moderatorja seksi ishte shtatzënë për herë të parë. Dhe disa muaj më javë zbuluam se ajo do bëhet nënë e një vajze. I vetmi postim i saj në Instagram ka qenë kjo foto ku shfaqet në fillimet e shtatzënisë dhe ndonëse është përpjekur ta mbulojë barkun komentet dhe urimet ishin të shumta dhe asaj nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta pranonte.

© Panoramaplus.al