10 Gusht, 2023

Ilda Bejleri prezanton zyrtarisht partnerin, kush është biznesmeni që i fitoi zemrën dhe historia në fshehtësi


Moderatorja Ilda Bejleri ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e parë të vajzës së saj, Siena. Por nga ana tjetër, festa që bëri bashkë shumë VIP-a, ishte dhe një mundësi e mirë për të kurorëzuar dashurinë e saj disavjeçare me biznesmenin që prej kohësh e mbante larg syrit të publikut.

ilda bejleri11

Dyshja duken tepër të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa në krah mbajnë Sienën, vajzën e tyre. Ilda e ka ruajtur me fanatizëm të madh partnerin nga mediat, pasi prej shumë kohësh po shijon një romancë me një biznesmen.

ilda bejleri

Ajo u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022 dhe më pas i është përkushtuar tërësisht së bijës. Moderatorja zgjodhi ta mbante vetëm për vete gjithë periudhën e shtatzënisë dhe vetëm muajin e fundit vendosi të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur.

ilda bejleri2

Megjithatë, ishte “Panorama” ajo që zbuloi shtatzëninë sekrete të saj. Ndërsa për sa i përket aspektit profesional, ajo pati një shkëputje nga televizioni, madje emisioni i fundit që ka moderuar nuk kishte të bënte më sportin, pasi Ilda Bejleri zgjodhi të moderonte një emision ndryshe, siç është “T’ka mami yll” .

ilda bejleri4

Historia e saj e dashurisë për shumë vite është mbajtur diskrete nga vetë protagonistët, duke zgjedhur ta jetojnë të distancuar nga zhurma mediatike.

ilda bejleri5

Megjithatë, nëpër qarqe të ndryshme, të gjithë e njohin partnerin e Ildës, Arditin, si një ndër biznesmenët më të suksesshëm. E ftuar në “Goca dhe Gra”, muaj më parë, moderatorja tregoi shumë detaje në lidhje me periudhën e shtatzënisë dhe emocionet që mësoi kur ishte në pritje të një vajze.

ilda bejleri

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Kam bërë shtatëtetë teste për t’u siguruar që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtet janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim, iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë, përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen”.

ilda-bejleri1

Në lidhje me emrin e vajzës, (Siena) Ilda zbuloi se ishte ajo që ia ka vendosur: “Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu si tingëllonte si emër. E kam parë që përdoret shumë dhe në sandale, dhe veshje”.

ilda bejleri2

Më tej moderatorja tregoi se cila është pjesa më e vështirë në shtatzëni dhe në mëmësi. E pyetur se cila është pjesa më e vështirë e shtatzënisë dhe e mëmësisë, gazetarja përgjigjet: “Pjesa më e vështirë janë ditët e para, edhe muaji i fundit është i vështirë kur mezi lëviz. Sa ia merr dorën dhe pastaj çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Falë Zotit kam dhe njerëz që më ndihmojnë. Pjesa më e vështirë është nata”, u përgjigj ajo.

E tashmë që familja po jeton ditë të arta, Ilda nuk e fsheh më dashurinë e saj me Arditin, duke plotësuar kështu portretin e familjes së lumtur.

ilda bejleri3ilda-bejleriILDA-BEJLERI-PANPRAMAPLUS (3)ILDA-BEJLERI-PANPRAMAPLUS (1)ilda bejleri (3)ilda bejleri (2)ilda bejleri (10)ilda bejleri (9)ildabejleri

© Panoramaplus.al