Fjoralba Ponari u zgjodh si prezantuese e “Portokalli” sezonin e kaluar dhe arriti ta mbyllte atë me sukses, duke u angazhuar edhe si aktore me disa role të vogla.

Ajo mori mbështetje jo vetëm nga kolegë, por edhe nga publiku për spektaklin e ri që do të drejtonte.

Mirëpo, duket se jo të gjithë janë të kënaqur me performancën e saj dhe një ndër to është aktori Rezart Veleshnja.

Ai publikoi në Instastory një foto të Eneda Tarifës, e cila ka qenë një ndër prezantueset e këtij spektakli.

“Nuk do vijnë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e anti-vlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkroi Rezarti.

Pas fotos së Enedës, aktori publikoi edhe një tjetër të Xhemi Shehut, e cila po ashtu ka qenë moderatore në “Portokalli”.

“E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”,- ishin fjalët e Veleshnjas.


