15 Korrik, 2019

Ikin dritat në Nju Jork, këngëtarja e famshme detyrohet të ndërpresë koncertin në mes: E shkatërruar dhe zemërthyer…


Ishte përgatitur për një natë të gjatë, pasi do të mbante një koncert gjigand në “Madison Square Garden”, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu siç ishin planifikuar për Jennifer Lopez.

Teksa këngëtarja e famshme ishte në skenë duke performuar, Nju Jorku u përfshi nga një ndërprerje masive e energjisë. E sigurisht që JLo dhe fansat që kishin shkuar për të ndjekur koncertin e saj, mbetën të mërzitur.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, koncerti i Lopez u pezullua. Këngëtarja rrëfeu në një video në “Instagram” se ndihej zemërthyer nga kjo ngjarje.


“E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Por koncertin do e bëjmë. Ju premtoj. Ju dua”, shkroi këngëtarja krahas videos së publikuar.


Ndërsa në një tjetër video njoftoi se koncerti i anuluar do të mbahet këtë të hënë.

© Panoramaplus.al