4 Nëntor, 2021

Ikardi në Champions, Uanda largohet nga shtëpia dhe mbyll gjithçka me sulmuesin


Mauro Ikardi udhëtoi me PSG për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në Gjermani ndaj Lajpcig. Por kur të kthehet në shtëpi në Paris, nuk do të gjejë atje Uanda Narën, e cila me sa duket ka vendosur të braktisë përfundimisht sulmuesin.

uanda 2

Sipas mediave argjentinase, ajo fillimisht ka zhdukur postimin e pak ditëve më parë me puthje mes të dyve e ku shkruante se ishin ribashkuar. Por jo vetëm kaq, ajo është larguar plotësisht nga Parisi.

Mësohet se Uanda Nara u largua nga kryeqyteti francez, por duke lënë fëmijët atje. Destinacioni i saj ka qenë Milano dhe duket se këtë herë është për të mos u kthyer më në krahët e sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al