22 Gusht, 2022

“Ik zhduku”/Kylie Jenner i kthehet keq ndjekësit që e kritikoi për buzët e saj


Kylie Jenner ndodhet sërish në qendër të vëmendjes pasi ju kundërpëegjigj një ndjekësi sektorin e komenteve.

Krijuesja e Kylie Cosmetics postoi një video në TikTok të saj dhe shoqes Stassie Karanikolaou të dielën, në të cilën buzët e të dy bukurosheve dukeshin më të mëdha se zakonisht.

25-vjeçarja është e ka pranuar hapur se ka përdorur filler të përkohëshëm në buzët e saj, në vitin 2015.

Jenner tha se një pjesë e arsyes se pse i mori ato ishte pasiguria e saj se sa të holla ishin buzët e saj natyrale, të cilat iu vunë në dukje nga një djalë kur ajo dha puthjen e saj të parë.

Pasi Jenner postoi videon në TikTok, një pjesë e madhe e ndjekësve kritikuan buzët e saj dhe të Karanikolaou .

“O zot, buzët”, tha një përdorues, pasuar nga një sërë emojish që tregonin pakënaqësinë e tyre.

Jenner vendosi të mos qëndrojë e heshtur dhe iu kthye ndjekësit: “Është filtri, ik zhduku”.

 

@kyliejenner♬ Favorite – ciara

Përgjigja e saj është pritur me duartrokitje nga shumë njerëz, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur përdoruesin duke thënë se buzët e Jenner-it “duken saktësisht njësoj dhe pa filtër

© Panoramaplus.al