Beniada Nishani vendosi që t’i bënte një lojë Ardit çunit mbrëmjen e djeshme. Ajo filloi të shfaqte skena xhelozie për Beatrix Ramosajn, një nga banoret e reja që iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” të martën.

Arditi njihet nga jashtë me Beatrixin dhe prandaj ka qenë shumë i afërt me të gjatë bisedave që kanë shkëmbyer, duke dhuruar edhe puthje apo përqafime. Beniada nisi të kapej me këtë detaj për të “larguar” Çunin nga vetja.
Pjesë nga biseda:
Beniada: Mos më prek, Ik te Brixi. Një-dy ngele duke parë Brixin. Ik tani. Do të të fus një grusht në fytyrë.
Arditi: Është Trixa, jo Brixi.
Beniada: Ik se sa erdhi Brixi u gjallërove. E kape, e puthe… Ik tani!

Pasi Beniada u bë gati dhe doli nga dhoma e grimit, Arditi iu afrua që ta përqafonte, por ajo e refuzoi.
Beniada: Jo, nuk dua të më përqafosh.
Arditi: Pse?
Beniada: S’e nuk dua.
Arditi: Do më përqafosh pak?
Beniada: Nuk dua të të përqafoj.
Arditi: Pse?
Beniada: Se pastaj do dal (duke iu referuar faktit që është e nominuar) dhe nuk do të të përqafoj më. Edhe nëse nuk do të dal, nuk do të të përqafoj më. (Arditi e përqafon)

Në fund të mbrëmjes, Beniada vendosi që t’i tregojë të vërtetën Arditit. Gjatë kohës që ishin ulur në dhomën e ndenjes dhe modelja po e masazhonte Çunin, ajo i tha:
Beniada: Unë po tallesha, por içik ta thash ça mendoj.
Arditi: Unë e di që po u tallshe, se ti po qeshje.
Beniada: Unë kështu jam edhe kur jam serioze, më vjen të qesh. Shikoj fytyrën tënde si topolino, dhe nuk e mbaj dot veten.
Arditi: Domethënë ishte gjysmë e vërtetë dhe gjysmë gënjeshtër.
Beniada: Po, se atë për tualetin e mendoj pak.
Beniada iu referua bisedës që pati më herët me Arditin, i cili i vuri në dukje se duket shumë më mirë me make up sesa natyrale, ose ujë e sapun. Kjo nuk i pëlqeu aspak Nishanit, e cila edhe pse po bënte lojë, pranoi se e ka lënduar.


