16 Janar, 2019

Ija e Besit ka një rivale të re në “Instagram”, është gjyshja e moderatores shqiptare (FOTO)


“Jap mendim sa herë më pyesin. Kam pasion gatimin dhe jam e martuar prej 60 vitesh me Servetin. Çfarë t’ju bëjë nënia për darkë?”.

Ky është përshkrimi që i bën vetes gjyshja e moderatores së njohur, Dojna Mema, në profilin e saj në “Instagram”.

Që nga dita  e djeshme, Ija e Besit nuk është e vetmja gjyshe që ka një llogari në rrjetet sociale.

Gjyshja e Dojnës, që me këtë emër mund ta kërkoni që tani, numëron aktualisht 898 ndjekës dhe ka nisur me postimet e para që kryesisht janë video.

Në videot e publikuara deri tani, gjyshja e moderatores duket që ka shumë humor, është e dashur dhe e drejtpërdrejtë.

© Panoramaplus.al