15 Prill, 2020

Ia vendos “Gjenital”, aktorja e famshme pas 11 muajsh kupton gabimin dhe i ndryshon emrin foshnjës


Amy Schumer ka ndryshuar emrin e djalit të saj 11 muajsh pasi zbuloi se merrte një kuptim të ndryshëm.

Në episodin e saj “Amy Schumer Presents: 3 Girls 1 Keith”, komediania rrëfeu se ajo dhe bashkëshorti i saj Chris Fischer ia vendosën emrin djalin e tyre Gene Attel Fischer, në nderim të komedianit David Attell.

“E dini që emri i foshnjës sonë Gene ka ndryshuar? Tani është Gene David Fischer,”-tha Schumer.

Ndërsa shtoi: “E kishte Gene Atell Fischer, por rastësisht kuptuam që ia kishim vendosur emrin ‘gjenital’.”

Ishte aktorja Claudia O’Doherty që vuri re sesi tingëllonte emri i foshnjës dhe ia bëri të ditur Schumer.

“Nëna ime më tha që Amy ia ka vendosur emrin djalit të saj ‘gjenital’,”– u shpreh Claudia.

Emri i ri i foshnjes së aktores tani ka një kuptim tjetër domethënës për shkak se David quhej babai i ndjerë i yllit të Trainwreck, Gordon David Schumer.

© Panoramaplus.al