2 Gusht, 2021

Injoroi publikisht mesazhet e prezantueses? Elvana Gjata tregon se ç’raport ka me Alketa Vejsiun pas përplasjes në Festivalin e Këngës në RTSH: Unë jetoj që të jem favoritja e…


Elvana Gjata ka folur dje për raportin që ka me Alketa Vejsiun, pasi këngëtarja i “la seen” dy herë komentet që prezantuesja i kishte bërë në Instagram rreth suksesit të saj.

elvana gjata, alketa vejsiu (11)

Me yll në ballë”; “Emocion i vërtetë”- ishin komentet e Vejsiut, e cila nuk mori përgjigje.

Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në emisionin “Nin”, Elvana sqaroi se ç’raport ka me Alketën.

Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur, se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës. Po t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë ‘më mirë lëre fare’,”- sqaroi Elvana, duke nënkuptuar se nuk i kishte parë komentet e Vejsiut.

elvana gjata, alketa vejsiu (1)

E pyetur nëse e ka sqaruar privatisht situatën me Vejsiun, Elvana tha: “Po jo more se çfarë do sqaroj?! Mesazhet që shkruajnë mediat për neve?! Po kemi edhe ne punët tona!”.

Arsyeja e kësaj hatërmbetjeje mendohet të jetë “Festivali i Këngës”, ku Alketa dhe Vera Grabocka u fajësuan për pikët minimale që i vendosën Elvanës, duke bërë që ajo të dilte në vend të dytë, ndërsa Arilena Ara të shpallej fituese.

elvana gjata, alketa vejsiu (4)

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja u shpreh se më e rëndësishme për të është fakti që publiku e shpalli fituese absolute dhe pavarësisht pozicionimit në vend të dytë, Elvana nuk do ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.

elvana gjata, alketa vejsiu (16)

Unë pikësëpari, dua të jua them me zemër fansave të mi se unë e kthej kokën pas me buzëqeshje. Nuk kam asnjë keqardhje sepse çdo gjë ndodh për një arsye dhe koha tregon se çfarë ka qenë më e mira për të ndodhur. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar.

elvana gjata, alketa vejsiu (13)

Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë, që njerëzit me festival, pa festival ta duan Elvanën dhe këngën e saj gjithmonë. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risi në Shqipëri, në festivalet shqiptare.

elvana gjata, alketa vejsiu (12)

Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them, por që vijnë nga zemra vërtetë,”- tha Elvana.

elvana gjata, alketa vejsiu (3)

Kur u pyet nëse “një dorë” ka ndikuar në renditjen e saj, Elvana tha me shaka:

Nuk di të them, nëse di ndonjë gjë ti ma thuaj (qesh). Ku di gjë unë e shkreta, nuk di gjë”.

elvana gjata, alketa vejsiu (9) elvana gjata, alketa vejsiu (14) elvana gjata, alketa vejsiu (10) elvana gjata, alketa vejsiu (2) elvana gjata, alketa vejsiu (5)

© Panoramaplus.al