Ndonëse prej vitesh Vesa Luma dhe Big Basta jetojnë në Zelandën e re së bashku me të birin, ata nuk e kanë harruar Shqipërinë dhe as të kënduarit në gjuhën mëmë.

Së fundmi, çifti ka organizuar një koncert live, në të cilin kanë mbledhur të gjithë shqiptarët që ndodhen në Zelandën e Re, për të kënduar të gjithë bashkë dhe për të kërcyer nën ritmet e këngëve shqiptare.

Pamjet nga super festa i ka publikuar në llogarinë e saj vetë Vesa, duke ndarë me të gjithë ndjekësit shumë foto e video, krahas së cilave shkroi:

“Nata e kaluar ishte e mrekullueshme! Faleminderit shqiptarët e mi, ia dolëm edhe në fund të botës! Nata e parë fare, e cila i mblodhi të gjithë shqipfolësit në Zelandën e Re! Nuk mund të isha më krenare!”.

Vesa dhe Big Basta kanë treguar gjithmonë se e duan shumë vendin e tyre, por për shkak të mundësive të pakta për një jetesë më të mirë, çifti u zhvendos drejt Zelandës së Re. Gjatë kësaj kohe, artistët janë kujdesur që edhe djali i tyre, Lian, të mësojë të shkruajë e të flasë në shqip.


