12 Shtator, 2019

I zbuluan lidhjen e re me vajzën seksi, reagon Robert Berisha: Diçka po zihet (FOTO)


Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka reaguar për here të parë pasi i zbuluan lidhjen romantike teksa ndodhet me pushime në Turqi.

Ai ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet në mesin e disa vajzave. “Diçka po zihet!”, shkruan ai në foto, duke etiketuar me radhë ato që ndodhen në foto.

Në këtë mënyrë, ai po zbulon se është duke punuar për projektin e tij më të ri, por ende nuk ka mohuar asgjë në lidhje me lajmet se është në një lidhje të re.

Pas ndarjes me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, u përhap menjëhjerë lajmi se Berisha dhe Jessica kanë një vit që janë të lidhur. Madje ajo njihet edhe me këngëtare, Big Mama, e cila është shoqe e Robertit.

Ndërkohë edhe Jessica ka publikuar në profiling e saj në “Instagram” imazhe nga resorti luksoz në Turqi, ku po punon së bashku me Berishën.

© Panoramaplus.al