17 Gusht, 2023

I “vodhi” zemrën Rita Orës me performancën në “The Voice Australia”, vajza me orgjinë shqiptare rrëfen emocionet që përjetoi


Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është në ndër artistet e cila po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

Prej disa vitesh ajo i është bashkuar jurisë së “The Vocie Australia 2023”, për të përzgjedhur talentat më të rinj në këtë vend.

Mirëpo së fundmi njëra nga konkurentët që morën pjesë në këtë konkurs ishte Sihana Haxhnika, origjina e së cilës ishte nga Kosova.

Ajo performoi në skenën këngën hit të yllit të pop-it Miley Cyrus ‘Nothing Breaks Like A Heart’, me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut por edhe të këngëtares nga Kosova Rita Ora, e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj Haxhnikaj.

Sapo vajza u prezantua dhe tregoi që është me origjinë shqiptare, Rita u gëzua shumë.

“Zemër si je?” e pyeti artistja teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm të saj.

Megjithatë së fundmi Siana ka dhënë një intervistë për “Klan Kosova”, ku tregoi për emocionet që përjetoi atë mbrëmje dhe dëshirën e madhe që ka për të punuar me Ritën.

Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e ka dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë.

Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, u shpreh Sihana Haxhia.

 

© Panoramaplus.al