1 Nëntor, 2021

“I vetmi person që më zbut është…”/ Rrëfehet Stresi dhe zbulon se është single! Provokohet nga ish konkurrentja e Për’Puthen


Këngëtari i rrymës Hip-Pop, Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi ka rrëfyer sot se cili është personi që e zbut atë.

stresi

Në emisionin e “E diell”, ai tha se vetëm babai mund ta qetësojë atë  dhe askush tjetër.

“I vetmi njeri që më zbut është babai im, kam shumë respekt për të. Nënën e korruptojmë të shkretën”, u shpreh ai.

stresi dhe babai

Ndërsa ka zbuluar se tani është single.

Pyetje: Po partnerja?

Stresi: Nëse do kisha partnere do kisha fol.

Pyetje: Me kë del tani?

Stresi: Me çunat anej.

Nuk munguan as provokimet. Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Antonela Berisha e pyeti nëse do të kishte më shumë sukses kënga “Lambo” e tij nëse ajo do të ishte në videoklip.

‘S’do e kishe keq, do e kishe ndrit“, tha Stresi.

Stresi (1)

© Panoramaplus.al