20 Korrik, 2022

I veshur me fund dhe këmishë/ Brad Pitt i lë të gjithë gojëhapur me paraqitjen e tij në tapetin e kuq (Foto+Video)


Brad Pitt i ka shokuar të gjithë.

Aktori mori pjesë në një shfaqje në Berlin të filmit të tij të ardhshëm “Bullet Train” të martën me një look që nuk e kemi parë asnjëherë.

58 vjeçari, kishte veshur një fund ngjyrë kafe, një këmishë ngjyrë vjollcë dhe me një xhaketë përspër. Ai e kombinoi pamjen me çizme luftarake, duke ekspozuar këmbët e tij dhe disa tatuazhe që shihen rrallë.

Ylli ka shumë tatuazhe, por nuk i ekspozon nxjerr shpesh, veçanërisht në tapetin e kuq. Njëri dizajn duket të jetë një fytyrë rinoceronti dhe tjetri një kafkë njeriu, megjithëse kuptimi i dy imazheve është i paqartë.

Ndër tatuazhet në krahët e Pitt janë fraza “absurdities de l’ exist” (frëngjisht “jeta është absurde”), inicialet e fëmijëve të tij, një skicë e Ötzi, njeriu i akullit dhe një citim i Rumit (“Ka një fushë, përtej çdo nocioni të së drejtës dhe të gabuarës, do të të takoj atje”).

Ai gjithashtu ka disa dedikuar ish-bashkëshortes Angelina Jolie, duke përfshirë një dizajn të ngjashëm sanskritisht në nderim të djalit të tyre Maddox, një mbishkrim në shpinë të shkruar nga aktorja dhe datëlindjen e saj në gjuhën Kmere të Kamboxhias në pjesën e poshtme të barkut.

Ndonëse Pitt dhe Jolie kanë pasur lidhje dhe martesa me partner të tjerë, aktori ka thënë më parë se nuk do të donte që fëmijët e tij të ndiqnin gjurmët e tyre.

“Ata tashmë po më pyesin për tatuazhet,” tha Jolie në një intervistë në 2014 , duke zbuluar se Maddox kishte kërkuar tashmë një tatuazh dhe Zahara ishte kurioze në atë kohë.

“Si të them ‘Jo’? Është veçanërisht e vështirë për baballarët dhe vajzat,” tha ajo. “Për disa arsye, burrat bëhen pak më të ndjeshëm kur vajza bën një tatuazh.”

Filmi “Bullet Train” ndjek pesë vrasës – duke përfshirë Pitt në një tren, të gjithëve u caktohen misione të ndryshme (por të lidhura me njëra-tjetrën). Në të luajnë gjithashtu Sandra Bullock, Joey King, Zazie Beetz dhe Bad Bunny.

© Panoramaplus.al