Vetëm pak ditë më parë, Gjira Kajtazi kritikoi ashpër Melinda Ademin për veshjen e saj në videoklipin e këngës “Qa din ti”.
Në rrjetet sociale, ajo shkroi se veshja e këngëtares në klip ishte e papërshtatshme pasi kishte vetëm 3 muaj që nëna e saj ishte ndarë nga jeta.
Megjithatë, këngëtarja Gjira Kajtazi është penduar për komentet që bëri ndaj koleges së saj dhe ka vendosur që t’i publikojë falje publikisht.
Ajo u shpreh se nuk ka pasur për qëllim që ta lëndonte apo ta ofendonte, në një kohë kur Melinda Ademi po kalonte periudhën më të vështirë të jetës së saj.
“Më fal nga zemra”- shkroi këngëtarja, teksa reflektoi mbi fjalët me të cilat iu drejtua koleges.
“Të jesh e fortë do të thotë edhe t’i kërkosh falje një personi kur gabon…! Këto ditë kam menduar për fjalët që kam thënë rreth Melindës. Më vjen keq që mora të drejtën për tu përzier në veprimet e tua. S’ka qenë qëllimi im të lëndoja apo të ofendoja në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra! Ku status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar. Për ata njerëz që kanë qenë pro apo kundër meje, apo që më kanë kërcënuar nuk më interesojnë aspak dhe nuk kanë ndikim,”– ishte postimi i Gjira Kajtazit.
Pas daljes së klipit të “Qa din ti” të Melinda Ademit, ajo u shpreh nuk mund t’i marrë seriozisht disa femra që “në maj publikojnë këngë duke u dridhur me tanga, ndërsa në mars i ka vdekur nëna nga kanceri”.
“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femra nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkroi Gjira Kajtazi në reagimin e saj.










