Moderatorja e njohur Orinda Huta feston sot ditëlindjen. Ajo e ka pritur ditëlindjen me miqtë e saj më të ngushtë.

Nga postimet në “Instastory”, Orinda ka zbuluar se është surprizuar në mesnatë nga miqtë e saj dhe familja, mes të cilëve edhe vëllai i Turit.

Ata i kanë shkuar Orindës në shtëpi me tortë, fishekzjarrë e tullumbace, teksa kanë pritur që ora të shënojë 00:00 për t’i trokitur në derë dhe për ta surprizuar këngëtaren.

Ndërkohë bashkëshorti i saj, moderatori i njohur Turjan Hysko ka publikuar një foto në “Instagram”, ku bashkëngjitur me të shkruan: “Ja na u rrit gruaja”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
