24 Dhjetor, 2021

I tha “Po” propozimit për martesë të futbollistit shqiptar, modelja e njohur ka qenë e dashura e Taulant Xhakës! Premtimi që nuk u mbajt


Modelja e njohur kosovare, Dorina Podrimja i ka thënë “Po” propozimit për martesë të futbollistit, Florent Hadërgjonaj.

dorina podrimja taulant xhaka7

Çifti njoftoi lajmin e bukur në një postim në rrjetet sociale. Në foto shihet sportisti duke mbajtur dorën e modeles, ku në gishtin e saj vihet re unaza me të cilën ai i propozoi për martesë, ndërsa në sfond shkrimi klasik “Marry me (martohu me mua)”.

Kujtojmë që modelja, Dorina Podrimja ka qenë edhe më parë në një romancë. Bëhet fjalë për futbollistin e famshëm, Taulant Xhaka.

dorina podrimja taulant xhaka2

Ata i kishin dhënë zemrën dhe shpirtin njëri-tjetrin, madje besën që do të martoheshin, ndërsa Taulant Xhaka kishte bërë tatuazh emrin e saj në trup.

Futbollisti i kishte premtuar modeles se gjatë vitit 2013, nëse fitonte “Miss Zvicra”, do i propozonte për martesë.

dorina podrimja taulant xhaka5

“Nëse Dorina fiton Miss-in, unë në skenë do i bëj propozim martese’’, thuhet në intervistën e dhënë nga Xhaka gjatë kohës kur kanë qenë në lidhje me bukuroshen Podrimja.

Ndërkohë, Dorina theksonte: “Ne duam që gjithë jetës të jemi bashkë, flasim hapur për martesën dhe fëmijët’’.

dorina podrimja taulant xhaka3

Por, pas tri vitesh shoqëri dhe lidhjes, gjithçka mes tyre përfundoi. E përditshmja zvicerane “Blick”, përmendte në atë kohë si arsye të ndarjes xhelozinë madhe që modelja ka pasur pas famës së Xhakës dhe udhëtimeve të tij të shumta.

Pas ndarjes ai fshiu edhe tatuazhin që i kushtoi ish të dashurës së tij.

/Panoramaplus.al

dorina podrimja taulant xhaka1dorina podrimja taulant xhaka6cctaulant-xhakataulant-xhaka-2florent-fejeseI tha “Po” propozimit për martesë të futbollistit shqiptar, modelja e njohur ka qenë e dashura e Taulant Xhakës! Premtimi që nuk u mbajt

© Panoramaplus.al