27 Nëntor, 2020

I tha “Po” propozimit për martesë, Eliona Pitarka në pritje të fëmijës së parë?


Eliona Pitarka i tha “Po” propozimit për martesë nga i dashuri misterioz në fillim të muajit tetor.

Dhe tani ndjekësit kanë aluduar se aktorja e njohur është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë.

Ajo postoi ditën e sotme një foto e veshur me një fustan ngjyrë blu të errët, të gjerë dhe menjëherë fansat e uruan për shtatzëninë.

“Shtatzëni të mbarë, zemër??♥️”– shkroi një prej tyre.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Të ka dhënë nur shtatzënia ?”

Ka pasur edhe ndjekës të aktores që kanë supozuar mbi gjininë e bebit, duke pretenduar se Eliona Pitarka është në pritje të një vajze.

Ndërkohë, aktorja nuk ka bërë asnjë reagim ndaj këtyre komenteve, duke vendosur të heshtë.

Ajo zbuloi më 8 tetor se i kishte thënë “Po”, propozimit për martesë. Megjithatë, ka vendosur që identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën ta mbajë sekret.

“Përgjithmonë ne, përgjithmonë po. Ai më propozoi,”- shkroi Eliona Pitarka, teksa ndau me ndjekësit lajmin e bukur.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al