
Reperi i njohur shqiptare Ayet e ka shprehur publikisht tanimë pëlqimin e tij për Dua Lipën, por kjo e fundit mesa duket “ia la seen”, duke mos i kthyer asnjë koment.
E gjitha filloi kur Azet performoi në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, dhe publikoi një foto-album me yllin me famë botërore Dua Lipën. Krahas fotove ai shkruante se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.
Në foton e fundit të postimeve të tij në Instagram, Azet ndau një foto të personazheve të filmave të animuar “Mickey dhe Minnie Mosue” duke u puthur me disa zemra. Duket se reperi ka një pëlqim të madh ndaj këngëtares por kjo e fundit nuk i kushtoi vëmendje.
View this post on Instagram
Andaj disa ditë më vonë reperi publikoi në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili duket i trishtuar dhe i janë ngulur disa shigjeta pas shpine.

“Jam single përsëri”- shkruante reperi duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

Ai i është rikthyer sërish kësaj teme së fundmi pasi në një intervistë virtuale që zhvilloi me ndjekësit dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan.
Lideri i “KMN” është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.
Mesa duket “mërzia” vazhdon.


