25 Korrik, 2023

I shprehu dashurinë me anë të një tatuazhi në pjesën intime, por ja çfarë bëri Megan Fox pas ndarjes nga Brian Austin


Aktorja e njohur Megan Fox ka mbuluar emrin e ish-bashkëshortit, Brian Austin Green të cilin në vitin 2015 ajo e kishte bërë tatuazh në pjesën e bikinit.

Ylli i “Jennifer’s Body” së fundmi ka bërë tatuazhe të reja, dhe ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte që mbi emrin e Brian ajo ka kishte bërë një lule dhe një gjarpër të ndërthurur me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Megan krijoi një romancë dashurie me Brian, të cilën dyshja e kurorëzuan me martesë.

Çifti qëndruan të martuar për gati rreth 11-vjet, ndërsa sollën në jetë tre fëmijë së bashku.

Megjithatë ata vendosën që të divorcohen në vitin 2020, teksa secili vazhdoi jetën e tij.

© Panoramaplus.al