Aktorja e njohur Anna Lika ka zbuluar nëpërmjet një postimi në “Instastory” se i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti me makinë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, vihet re sesi është çarë goma e makinës së aktores.

“Sa shumë më do Zoti”, janë fjalët që Anna shoqëron videon. Për fat të mirë aktorja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë gjë e ka treguar me postimet në vijim.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera nëse ka qenë vetëm apo me dikë tjetër në makinë, teksa ka pësuar aksidentin.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
