19 Maj, 2021

“I shkroi një gruaje tjetër kur ishte ulur ngjitur me mua”- 42-vjeçarja tregon sa herë është tradhtuar nga bashkëshorti dhe…


Burri i dërgoi mesazhe një gruaje tjetër ku i shkruante se ishte i mërzitur dhe vetëm me pushime, ndërkohë që ishte ulur afër meje”,- kështu e nis rrëfimin një 42-vjeçare për “Dear Deidre” të “The Sun”.

tradhtia

Në një mesazh i shkruante se dëshironte ta shihte dhe se po imagjinonte se sa bukur do të dukej ajo e veshur me bikini. Gjatë gjithë kohës luante rolin e burrit të dashur dhe të vëmendshëm me mua. Vajza që i shkroi është një ish-kolege.

Unë u lëndova shumë, por e fala dhe vazhduam më tej. Unë jam 42 vjeç dhe burri im është 45 vjeç. Ne kemi qenë së bashku për gjashtë vjet. Unë kam dy djem të moshës 14 dhe 12 vjeç nga një marrëdhënie e mëparshme.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai u tregua i pandershëm. Katër vjet më parë zbulova se kishte kaluar një javë në Skoci me një grua. Më tha se po punonte atje, por pashë faturat e vaktit për dy persona, që përfshinin edhe shumë verë.

Ai ishte mospërfillës dhe pranoi se kishte qenë atje me një grua tjetër, por këmbënguli se ishin vetëm miq. Vitin e kaluar kuptova se i kishte dërguar mesazhe motrës time. Ajo nënkuptonte se donte të ishin më shumë se miq.

Ai mohon që tekstet të kenë nënkuptuar diçka të tillë. Kjo tronditi përsëri botën time. Burri më thotë se kurrë nuk do të më lëndojë përsëri, por jam akoma kaq e frikësuar dhe e pasigurt. Kemi vendosur t’i hedhim pas krahëve këto që kanë ndodhur, por si mund t’i largoj ndjesitë e këqija që kam?

Unë nuk po e jetoj jetën time në mënyrën që dua. Mundohem ta bëj veten të dukem e sigurt por ndjehem e frikësuar dhe e shqetësuar. Vetëvlerësimi im ka rënë.

“Dear Deidre” thotë:

Ju keni pasur një varg tronditjesh dhe tradhtish. Besimi, pasi prishet, kërkon kohë për t’u rindërtuar, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai tradhton vazhdimisht.

Së pari, ai duhet të mësojë pse nuk mund të qëndrojë besnik. Do të ketë një arsye dhe pasi ta keni kuptuar të dy, mund të merreni me të për t’u siguruar që nuk do të përsëritet.

Atëherë ju mund të filloni të rindërtoni besimin dhe marrëdhënien tuaj. Ai thotë se ishin mesazhe të padëmshme, por çdo gjë që largon vëmendjen ndaj marrëdhënies tuaj është me të vërtetë e dëmshme. Si do të ndihej ai sikur të silleshit ju në të njëjtën mënyrë?

Sigurohuni që ai ta kuptojë se ky është shansi i tij i fundit. Mos e lini të shkatërrojë besimin tuaj.

© Panoramaplus.al