26 Janar, 2019

I quajtën vëllain hajdut, aktorja shqiptare ofendon komentuesen: E poshtër….


Prej kohësh, rrjetet sociale u kanë dhënë hapësirë personave të ndryshëm që të bëjnë komente nga më të ndryshmet ndaj personazheve të njohur të ekranit.

Në momentin që një personazh publik poston një foto apo video në profilet e tyre në rrjetet sociale, njerëzit nisin e komentojnë duke përdorur fjalë të bukura e shpeshherë edhe të pakëndshme.

Edhe pse në “Instagram” ekziston një mundësi për të mos i lejuar komentet, janë të paktë ata që e kanë vënë në funksion këtë opsion. E ata që i kanë komentet e hapura, shpesh gjenden përpara shumë e shumë fyerjeve dhe ofendimeve online!

E një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi edhe aktores së njohur Teuta Krasniqi.

Kjo e fundit, i bëri të vëllait një dedikim mjaft të veçantë me rastin e ditëlindjes. E teksa fotoja mori mijëra pëlqime dhe qindra urime për ditëlindjen, pati nga ata që e ofenduan vëllain e aktores.

Një prej komentuesve e ka fyer duke e quajtur “hajdut” të vëllanë e aktores, Memli Krasniqi, i cili është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo e ka shqetësuar tej mase Teutën, e cila si rrallëherë ka dalë nga vetja duke shpërthyer në ofendime ndaj komentueses.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al