Në këto ditë që shumica e njerëzve janë izoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të frikës së Koronavirusit, të shumtë janë ata që postojnë video epike nga shtëpitë e tyre.
I tillë ka qenë edhe rasti i mbrojtësit të Tiranës, Albi Doka, i cili ditën e sotme ka postuar dy video interesante në profilin e tij zyrtar, duke iu propozuar nga TV dy modeleve, asaj amerikane Bela Hadid dhe ruses Nastasia Volf.

Modelja ruse ka postuar të njëjtën video të Dokës në “Instagram”, të cilën e shoqëron me shkrimin: “Më duhet të mendoj për këtë.”, duke e shoqëruar me dy fytyra të qeshura.
© Panoramaplus.al
