4 Janar, 2019

I postoi fotot e “ndyra”, Arbana i kërkon falje Xhemit me këtë pamje qesharake


Një ditë më parë, moderatorja e njohur Arbana Osmani publikoi disa fotografi me miken e saj, Xhemi Shehu, e cila festonte ditëlindjen.

Në fotot e publikuara nga Arbana, Xhemi kishte dalë pa mendje ose nuk ishte në pozën e duhur. Kjo surprizë nuk i ka pëlqyer shumë mesa duket Shehut, e këtë e tregon një bisedë që ajo ka bërë me Osmanin.

Ajo i thotë se kishte postuar foto “të ndyra”. E si për të kërkuar falje, Arbana e ka uruar Xhemin me një foto të saj, ku nuk shfaqet ashtu siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë.

Arbana shfaqet me një maskë në fytyrë e flokët e mbledhur dhe më shumë se kaq nuk mund të bënte.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al