Në puntatën e djeshme të emisionit Për’Puthen ndodhi një përplasje e ashpër mes konkurrentëve. Shkak për këtë situatë u bë një video intime që qarkullonte në rrjet e Fjori Likja-s, njërës nga vajzat e programit.

Në video ajo duket pothuajse nudo e veshur vetëm me tanga, ndërsa bën twerk.
Një nga djemtë e programit, Melik Balkici, gjatë debatit me Fjorin i përmdendi videon, gjë që solli agravimin e situatës. Konkurrentja u ngrit në këmbë shumë e revoltuar drejt Melikut dhe shpërtheu në ulërima dhe ofendime ndaj tij, ndërsa konkurrentët e tjerë janë munduar ta kontrollojnë për të shmangur përplasjen fizike.
“Në momentin që ajo na ironizon, në momentin që ajo mbrapa krahëve na ofendon, është e drejta jinë të ta kthejmë në atë mënyrë. Ti nëpër portale, shpërndajnë video intime. Ti me këtë fytyrë na vjen në emsion?”, i tha konkurrenti në nisje të debatit Fjorit, e cila u ngrit dhe tentoi t’i afrohej atij për ta goditur.


Më pas konkurrenta sqaroi të vërtetën e videos:
”Të gjithë ne këtu kemi pasur një të kaluar, kemi pasur të dashur që mund t’i kemi dërguar foto apo video. Ishte fatkeqësi e imja që ajo video u publikua. Dikush, nuk e di se kush…Nuk ka të drejtë askush të ndërhyjë në privatësinë time! Në portale qarkullon një video e imja. Ajo është shumë video e vjetër.”-mu shpreh ajo.


Fjori është një nga konkurrentet që tërheq shpesh vëmendjen duke bërë twerk në rrjete sociale.


© Panoramaplus.al

