23 Tetor, 2023

I pëlqen të pozojë “nudo”, Britney Spears rrëfen për herë të parë arsyen!


Këngëtarja e njohur Britney Spears në librin e saj “The Woman in Me” ka zbuluar për herë të parë se pse ajo pozon “nudo” në rrjetet sociale.

“E di që shumë njerëz nuk e kuptojnë pse më pëlqen të bëj foto pa rroba. Unë ndihem seksi duke bërë fotografi nudo.”-tha ajo.

Britney Spears nude

Prej vitesh Spears ka shpërndarë në rrjetet sociale foto dhe video pa rroba, duke treguar trupin e saj në plazhet anembanë botës dhe madje duke u bërë topless.

Britney Spears nudo

Janë pikërisht postimet e saj që kanë krijuar debate me ish-partnerin Kevin Federline, i cili nuk e lejon atë që të takojë dy djemtë e saj, Preston, 18 vjeç dhe Jayden, 17 vjeç.

Duket sikur ajo duhet të postojë diçka në Instagram për të tërhequr vëmendjen,” tha Jayden për ITV të Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar, ndërsa vazhdoi: “Kjo ka vazhduar për vite, vite dhe vite dhe ka shumë mundësi që kjo të mos ndalet kurrë.”

 

© Panoramaplus.al