Kur bëhet fjalë për dashurinë, Rita Ora, është shprehur se nuk njeh as fytyrë e as gjini. 28-vjeçarja ka shtuar se shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për “Daily Star Online”, ku ka folur në lidhje me seksualitetin e saj. Ajo ka pranuar se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet.

“Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”, ka thënë Rita.
Rita foli për herë të parë për biseksualitetin kur publikoi këngën “Girls” në maj.
“Girls’ u shkrua për të përfaqësuar të vërtetën time dhe është një tregim i saktë i një përvoje të vërtetë dhe të sinqertë në jetën time. Kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë gjithë jetës sime dhe ky është rrugëtimi im personal”, shtoi këngëtarja e famshme teksa foli për biseksualitetin.

Ndërsa e pyetur në lidhje me këngëtarin e njohur, Liam Payne, Ora i hodhi poshtë spekulimet se është e lidhur me të dhe tha se janë thjesht miq të mirë.
“Kam shumë shokë meshkuj, shumë miq, meshkuj shumë tërheqës dhe ata janë miqtë e mi më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të lidhesh me ta”, ka përfunduar Rita Ora.
© Panoramaplus.al
