Këngëtari i dashur për shqiptarët, Sabri Fejzullahu feston sot 73-vjetorin e lindjes.
Mes urimeve të shumta për të nga kolegët, miqtë e fansat, më i veçanti ishte ai i djalit të tij, Ermal Fejzullahut.
Duke e quajtur “i pazëvendësueshmi i shqiptarisë”, këngëtari u shpreh se sa më e gjatë jeta e të atit, aq më e bukur është jeta e tij.
“Urime ditëlindjen i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde dhe zemrën e bardhë e të mirë që ke. Je krenaria jonë. Sa më gjatë jeta jote, aq më e bukur jeta imë. Të duam shumë unë dhe padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë,”- shkroi ai, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të legjendës së muzikës shqiptare.
Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i bashkëshortes së Ermal Fejzullahut, Arianës.
“Gëzuar ditëlindjen babi. Je shëmbull i të gjithë neve, Të paçim gjithmonë,”- shkroi ajo.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al







