7 Nëntor, 2018

I ofendojnë bashkëshortin, Adelina Tahiri puthet me të në videon-live: E dua shumë, nuk më intereson për të tjerët


Në dhjetor të vitit 2017, këngëtarja Adelina Tahiri lidhi kurorë me avokatin maqedonas Serjoza Markov. Ndërkohë më 27 gusht të këtij viti ata u bënë prindër për herë të parë, ku Adelina solli në jetë djalin Jon.

Sot këngëtarja vendosi që të bënte një video-live ku u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj, teksa janë duke udhëtuar me makinë.

Në fillim u shfaq vetëm ajo duke përshëndetur ndjekësit e saj të shumtë, ku një prej tyre i ofendon me koment burrin.

“S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje”, i kthen menjëherë përgjigje këngëtarja.

Ndërsa më pas në makinë hyn dhe bashkëshorti i saj që e mirëpret me një puthje, Adelina e prezanton me fjalinë: “Ja burri im më i miri në botë”.

Ndërkohë shumë fansa të Adelinës e komentuan atë për paraqitjen, ndërsa të tjerë e kritikuan për marrëdhënien me biznesmenin më të madh.

“A puthet plakushi 50-vjeçar, turp të kesh, për para”, shkroi dikush.

“Unë e puth, nuk do ta puthësh ti. Unë për vete e dua shumë, nuk më intereson për të tjerët, se e kam marr për vete”, iu përgjigj Adelina.

Gjithashtu gjatë kësaj video-live, dyshja tregoi se dëshirojnë të bëjnë sërish fëmijë. Adelina tha se do dhe dy të tjerë, ndërsa Markov u përgjigj me numrin pesë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al