21 Mars, 2019

“I nxirrni fëmijët vetëm për like, turp t’ju vijë”, Alketa Vejsiu zbulon se ka vendosur që t’i rregullojë jetën “taramelës”


Xheison Bafti është kthyer në vogëlushin më të komentuar në rrjetet sociale, me pjesëmarrjen e tij në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Tashmë ai ka marrë pseudonimin “Taramelja” për shkak të mos shqiptimit të shkronjës “K”, gjë që e ka bërë edhe më të ëmbël komunikimin e tij.

Së fundmi, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka shpërndarë një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet vogëlushi. Bashkëngjitur me të, Alketa shkruan: “E di që keni merak ta dëgjoni pak Xheison (vajti 60.000k). Ka VIP-a që kanë punuar gjithë jetën, por 60 mijë zemra në 4 javë s’kanë mundur t’i pushtojnë dot!”.


Videoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku një ndjekës shkruan: “I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, turp t’ju vijë!”.

Në mënyrë të prerë moderatorja e njohur i është përgjigjur: “I nxjerrim se Xheison Baftit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o totë e mençur?”.

© Panoramaplus.al