30 Gusht, 2022

I njohur si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, ndërron jetë piktori i njohur, Pjerin Sheldija


Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare, piktori i mirënjohur shqiptar, Pjerin Sheldija.

pjerinsheldija

I njohur ndryshe si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, ai ishte autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Angli.

pjerinsheldija (2)

Çdo punim Sheldija vetëm i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para. Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan.

Ai është vlerësuar nga Papa Benedikti i 16 me “Distiktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe Papën”.

pjerinsheldija (3)

pjerinsheldija (1)

© Panoramaplus.al