16 Qershor, 2020

“I ndalova diçka që e ka pasur jetë”- Sabri Fejzullahu zbulon pendesën më të madhe: Sa herë ma kujton, bashkëshortes i mbushen sytë me lot


Këngëtari Sabri Fejzullahu e ka treguar gjithmonë hapur dashurinë e madhe që ndjen për bashkëshorten e tij Nerën.

Por për shkak të xhelozisë, ai e ka ndaluar që të realizojë ëndrrën e saj më të madhe për tu bërë këngëtare.

Sabri Fejzullahu u shpreh se bashkëshortja e tij kishte një zë shumë të mirë por ishte e bukur dhe kishte frikë mos ia merrnin.

Por premtoi se këtë vit dot të nxjerrë një këngë me Nerën për ti mbushuar asaj një boshllëk.

“Nerën e kam ndaluar të këndoj. Ka pasur një zë shumë të mirë. Ermali është 200% ngjyrë dhe emocion i Nerës. E ka dashur këngën edhe sot e kësaj dite. Unë ia ndalova. Këtë Vit të Ri do të bëjmë një këngë bashkë.

Ka qenë shumë e bukur ndaj ia ndalova. Thosha ma merr dikush. Sinqerisht. Ishte shumë e bukur dhe është akoma ia hëngsha shpirtin. I thashë më lër mua të këndoj, unë jam mashkull le të më afrohem, s’bëhet nami. I ndalova diçka që e ka pasur jetë dhe e ka. Ma përmend dhe i mbushen sytë me lot e më thotë çfarë më ke bërë. Por xhelozia,”– tha ai i ftuar në emisionin “NIN”.

Këngëtari rrëfeu edhe një pendesë tjetër të madhe të jetës së tij.

Sabriu tha se nuk ka qenë shumë i përkushtuar ndaj nënës së tij dhe madje nuk arriti as të ishte në varrimin e saj.

“Pendesa më e madhe në jetë është se nuk i jam përkushtuar shumë nënës sime. Duke menduar se do të jetojë kur më kërkonte që të më takonte se e kishte marrë malli, i thosha kam 100 punë. Vetëm kur një ditë më thonë hajde se ka vdekur. Isha në Shkup dhe nuk arrita as në varrim. Më ka ngel peng,”– tha ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al