3 Prill, 2020

I moshuari feston 104 vjetorin e lindjes si personi më i vjetër i shëruar nga COVID-19


Një burrë festoi 104 vjetorin e lindjes si personi më i moshuar i shëruar nga COVID-19.

William Lapschies

William Lapschies ishte izoluar në dhomën e tij në Edward C. Allworth Veterans’ Home në Lebanon që kur u diagnostikua me virusin më 5 mars.

Ai ishte mes 15 banorëve të prekur nga koronavirusi në shtëpinë e të moshuarve.

Por të mërkurën Lapschies dha disa lajme të jashtëzakonshmi. Veterani i Luftës së Dytë Botërore, e cili kaloi gripin spanjoll dhe depresionin e madh, ishte rikuperuar plotësisht nga COVID-19.

Megjithëse familja e tij nuk lejohej brenda ata suprizuan të moshuarin jashtë azilit të pleqve duke i bërë një festë në distancë.

Familja e tij i solli tullumbace dhe një tortë me çokollatë  për ti festuar ditëlindjen dhe rimëkëmbjen nga virusi vdekjeprurës.

© Panoramaplus.al