30 Gusht, 2020

I mbani mend fotot hot të Shkëndije Mujës? Këngëtarja ndryshon plotësisht, në rrjetet e saj sociale gjen vetëm …


Shkëndije Mujaj ka qenë një ndër femrat shqiptare më “hot”. Imazhet e saj, ku pozonte zhveshur bënin xhiron e rrjetit dhe tërbonin njerëzit.

Mirëpo, prej disa kohësh ajo është kthyer në besimtare myslimane dhe ka vendosur shami.

Shkëndije Mujaj ka fshirë nga rrjeti social të gjitha fotot e nxehta dhe tashmë në Instagram-in e saj gjen vetëm imazhe ku pozon e mbuluar me shami.

Në një intervistë pak kohë më parë, ajo tha se nuk duhej të paragjykohen nga fotot ku ka pozuar e zhveshur.

“Nuk do i rikthehem postimeve të mëparshme që kam pasur. Nuk mendoj se është ndryshim tek unë por është pasqyra e asaj çfarë postojmë. Nuk duhet të paragjykojmë vetëm nga pikëpamja e një foto që është paksa e zbuluar,”- tha ajo.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al