15 Dhjetor, 2018

I martuar e me tre fëmijë, deputeti i PD-së flet për të dashurën e tij të parë: Ishte italiane


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Soiree”, ku ka rrëfyer disa detaje për jetën e tij në Itali.

Gjatë bisedës Shehaj tregoi se e dashura e tij e parë ka qenë italiane. Deputeti i PD-së u vendos pak në siklet nga situata, kur moderadorja e emisionit Jonida Shehu e pyeti rreth kësaj çështje.

Agron Shehaj tashmë është i martuar me tre fëmijë ama ja që dashurinë e parë e ka përjetuar në adoleshencë me një italiane.

“Dashuria është njësoj kudo. Dashuria i tejkalon kulturat dhe nacionalitetet. Ekziston ideja sikur janë më romantikë italianët por gjithçka varet nga njeriu”, përfundon Shehaj.

© Panoramaplus.al