18 Dhjetor, 2018

I lumtur që u bë xhaxha, Getinjo bën dedikimin prekës për mbesën e vogël


Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij Loredana Zefi janë bërë sot prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Hana.

Fillimisht lajmin e gëzueshëm e dha Mozzik nga një postim i bërë në profilin e tij në “Instagram”, ku postoi edhe foton e parë të Hana-s.

Më pas ishte vëllai i tij, reperi Getinjo që emocioni fansat me disa fjalë zemre për mbesën e vogël.

“Mirë se erdhe në jetë mbesa e axhit Get, Hana e vogël’’, shkruan ai në një postim në “Instastory”. Më pas ai publikoi edhe një foto ku e shoqëronte me fjalët: “Mbesa ime e dashur Hana. Mirë se erdhe në familjen tonë. Urime Mozzik e Loredana qofshit gjithmonë me shëndet dhe lumturi”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al