Graciano Tagani është një ndër balerinët më të pëlqyer nga publiku.

Pasi ishte për disa vite pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, balerini sot është autor dhe antar jurie i programit “Just Dance” në Top Channel.
Së fundmi Gracianon do ta shikojmë përkrah personazheve të njohur në Itali. Balerini zbuloi nëpërmjet një postimi në InstaStory se do të merrte pjesë si anëtar jurie në një kopeticion në Itali, teksa shtoi ishte shumë i lumtur të ishte pjesë me persona që ai i ka pasur idhull.

“I lumtur dhe i emocionuar të jem pjesë e jurisë me personat që gjithmonë i kam adhuruar nga ekrani italian dhe nesër në romë do jem krah tyre. Mirënjohës. Shihemi nesër”,– shkroi ai.

Gjithashtu kujtojmë se Graciano dhe Agjira Spanca janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar të cilët përveç se janë partnerë në jetën sentimentale janë dhe në jetën profesionale. Dyshja po bashkëjeton prej kohësh tashmë, ku madje kanë shprehur dhe dëshirën e tyre më të madhe: të kenë një fëmijë.

© Panoramaplus.al

