4 Mars, 2019

I lidhur me modelen seksi, por ja çfarë thotë miliarderi iranian për Morena Tarakun


Lidhja e dashurisë mes këngëtares shqiptare Morena Tarakut me miliarderin  iranian Sasha Sobhani, përfundoi vetëm pak kohë pasi vendosën që ta bënin publike.

Ndarja e tyre përfundoi me akuza të ndryshme, ku Morena në një postim në profilin e saj në “Instagram” shkroi: “Kur kupton se i dashuri jot është homoseksual”.

Por së fundmi, Sasha ka folur për herë të parë publikisht për ish-të dashurën shqiptare dhe ka zbuluar raportin që ka me të.

Një ndjekës e ka pyetur në “Instastory” se e çfarë mendimi ka për Morenën. Miliarderi iranian nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ka thënë për këngëtaren se “ka një zemër të madhe”.

Ndërkohë kujtojmë se Sasha Sobhani ka vijuar jetën e tij dhe tashmë është i lidhur me një modele seksi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al