13 Shtator, 2019

I lidhur me 21-vjeçaren? Flet Robert Berisha: Ajo vajza është…


Prej pak ditësh po përflitet për një lidhje të mundshme të këngëtarit të njohur, Robert Berisha, me Jessica Kadiu. Thuhet se lidhja e tyre ka nisur që në fillim të verës, ende pa u bërë publike ndarja e Robertit nga Nora Istrefi.

Dyshimet erdhën pas publikimit të disa fotove, ku ata të dy shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një resort në Turqi.

Por Berisha i ka mohuar këto zëra, duke thënë se është beqar dhe kur të vijë koha për ndonjë lidhje, do ta zbulojë vetë për fansat e tij. “Kur të lidhem me dikë kanë për ta marrë vesh prej meje direkt si gjithmonë që i bëj gjërat publike, s’kam çfarë të fsheh, jam beqar.”- është shprehur Roberti për “Lajmi.net”.

“Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time, ndonjë teze, nuk do të thotë që une jam në lidhje me tezen time”, ka sqaruar këngëtari.

Më pas Roberti ka folur edhe në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Nora Istrefi dhe vajzën, Reene.

“Veç diçka kam qejf që ta dinë të gjithë fansat e mi…që unë asgjë nuk e bëj për famë. I bëj për qejf të shpirtit tim dhe shpresoj që nuk lëndoj asnjë. Me punë dhe muzikë i kam arritur krejt këto deri tani dhe me së shumti me ndihmën e Norës, në krah të famës së saj, të cilën e ka bërë me shumë punë dhe lodhje. E falenderoj nga zemra, nuk jam as i pari dhe as i fundit, më mirë shokë se me kriju negativitet në shtëpi afër fëmijës. 80% e martesave kanë probleme dhe po rrinë bashkë se ju vjen turp prej familjes dhe traditave palidhje që i kemi ne shqiptarët. Kemi shumë të mira veç do gjëra janë shumë idiotsi. Komente do të ketë e s’do të mundem t’i ndaloj, veç diçka ta dinë të gjithë ata që duan ta dinë : Që Norën dhe Reneen kam për t’i pasur në zemër sa të jem gjallë edhe 27/7 jam i gatshëm për çfarë të kenë nevojë, ka përfunduar Berisha”.

© Panoramaplus.al