Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj cilësohet si një ndër femrat më tërheqëse dhe më të dashura nga publiku shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Së fundmi Rudina ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta teksa e ka komplimentuar për paraqitjen e saj i tha se i ka lënë gratë pa burra.
“Oj Rudina i le gratë pa burra, kanë marrë guxim nga ty dhe vetëm po ndahen. Je yll”, i ka shkruar fansi.
“Nuk mbarojnë burrat, ka prapë”– i është përgjigjur aktorja.

Kujtojmë që Rudina është nënë e një vajzë të cilën e ndan me ish-bashkëshortin, Aleksander, ndërsa prej disa vitesh ajo është martuar me Mark Frrokun.



© Panoramaplus.al

